Manchester United duket se është dorëzuar në garën për shërbimet e Harry Maguire.

Skuadra nga ‘Old Trafford’ raportohet se së fundmi ka kthyer interesimin kah ylli i Fiorentinës, Nikola Milenkovic.

Milenkovic lidhej me një kalim tek Manchester United edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, dhe së fundmi ‘Sky Sport Italia’ raporton se ai është rikthyer në shënjestrën e United, transmeton lajmi.net.

Thuhet se United ka tentuar që të nënshkruante me lojtarin dy ditë më parë, por pa pasur ndonjë rezultat pozitiv.

Milenkovic është blinduar nga Fiorentina, të cilët synojnë ta mbajnë atë në Itali edhe për një tjetër sezon.

Lojtari serb ka shënuar tri gola në 38 paraqitje sezonin e kaluar, duke regjistruar edhe 14 paraqitje për skuadrën kombëtare të tij.

Pozita e tij natyrale është qendër mbrojtës, por ai mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë. /Lajmi.net/