Home Sport Skriniar: Gjithmonë kam dashur të qëndrojë tek Inter

Skriniar: Gjithmonë kam dashur të qëndrojë tek Inter

0
Skriniar: Gjithmonë kam dashur të qëndrojë tek Inter

Qendër mbrojtësi i Inter, Milan Skriniar ka ritheksuar dëshirën e tij për të vazhduar me Inter.

 

Performancat e Skriniar në dy sezonet e fundit me Inter kanë bërë që emri i lojtarit të lidhet me skuadrat si Barcelona apo Manchester City.

Por, qendër mbrojtësi ka nënshkruar kontratën e re gjatë muajit maj, duke vërtetuar dëshirën e tij të madhe që të mbroj ngjyrat e Inter.

“Unë gjithmonë kam thënë se dua të qëndroj tek Inter dhe se jam i lumtur këtu” ka thënë Skriniar, transmeton lajmi.net.

“Me trajnerin e ri, aty mund të ketë një sistem të ri loje, kështu që duhet të jem shumë i vëmendshëm” ka thënë tutje ai.

Skriniar ka regjistruar 35 ndeshje sezonin e kaluar me Inter, ku ka regjistruar një asistim dhe është ndëshkuar katër herë me kartonin e verdhë. /Lajmi.net/

 


Loading…