Trajneri i Napolit,  Carlo Ancelotti, ka folur së fundmi rreth transferimit të mundshëm të James Rodriguez tek Napoli.

James është në qendër të vëmendjes në mediet italiane tash e disa kohë, me emrin e tij që lidhet ngushtë me një kalim të mundshëm tek Napoli.

Një mundësi të tillë nuk e ka hedhur poshtë as Ancelotti, i cili përkundrazi është shprehur optimist për këtë lëvizje, por ka kërkuar kohë.

“James mund të luajë në disa pozicione pas sulmuesit kryesorë. Ai është një 10 që luan pas sulmuesit, apo si anësor, me mundësi për të depërtuar” ka thënë Ancelotti, transmeton lajmi.net.

“I kam dërguar një mesazh urimi për ditëlindje këtë javë. Negociatat janë në progres, do të marrë pakëz kohë” ka thënë tutje tekniku italian.

“Nëse nuk funksionon, ne do të jemi skuadër e fortë dhe mund të shkojmë për tjetër objektiv” ka thënë tutje ai.

James Rodriguez së fundmi po lidhet edhe me skuadrën e Atletico Madrid, e cila shihet si destinacion për kolumbianin. /Lajmi.net/