Home Liga Italiane Giampaolo komenton Theo Hernandez

Giampaolo komenton Theo Hernandez

0
Giampaolo komenton Theo Hernandez

Trajneri i Milan, Marco Giampaolo, ka dhënë disa komente rreth transferimit të ri të skuadrës, Theo Hernandez.

Theo Hernandez i është bashkuar skuadrës së Milan gjatë kësaj vere, duke ardhur nga skuadra e Real Madrid, dhe më këtë lëvizje mjaft i kënaqur është edhe trajneri i ri i skuadrës, Giampaolo.

Në një intervistë të tijën për ‘Milan TV’, para ICC, trajneri i Milan ka lëshuar disa lëvdata për ish lojtarin e Real Madrid.

“Theo nuk flet shumë dhe punon fortë. Mua më pëlqen ai. Ai nuk ka reputacion të madh” ka thënë trajneri, transmeton lajmi.net.

“Ai ka bërë gjithçka si duhet në këto 10 ditë. Jam i kënaqur me të” ka thënë ndër të tjerash Giampaolo.

Skuadra e Milan ka udhëtuar drejt Bostonit, ku edhe do të luajë ndeshjet e vlefshme për International Champions Cup. /Lajmi.net/


Loading…