Home Liga Gjermane Lewandowski sikur LeBron James, shënon kosh nga gjysma e fushës

Lewandowski sikur LeBron James, shënon kosh nga gjysma e fushës

0
Lewandowski sikur LeBron James, shënon kosh nga gjysma e fushës

Futbollisti i skuadrës së Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka treguar se aftësitë e tij nuk kufizohen vetëm në një sport.

Reprezentuesi polak, në një stërvitje argëtuese të skuadrës së Bayern, ka shfaqur aftësitë e tija edhe në basketboll.

Faqja zyrtare e Bayern Munich, në ‘Twitter’, kanë publikuar një video ku Lewandowski shihet teksa shënon një kosh nga gjysma e fushës, përcjell lajmi.net.

Në videon e publikuar, bavarezët me një mbishkrim “Robert LewanBRONski” kanë krahasuar lojtarin  e tyre me yllin e NBA, LeBron James, i cili paraqitet me LA Lakers. /Lajmi.net/