Home Liga Angleze Me transferimin e Neymar, Man Utd do të kishte një formacion të frikshëm për rivalët

Me transferimin e Neymar, Man Utd do të kishte një formacion të frikshëm për rivalët

0
Me transferimin e Neymar, Man Utd do të kishte një formacion të frikshëm për rivalët

Paul Pogba më në fund duket se ka vendosur të qëndrojë te Manchester United, por Ole Gunnar Solskajer mund të vendos ta shes atë, si një nga vendimet e tij më të mira këtë verë.

 

Me shitjen e Pogbas, ‘Djajtë e Kuq’ do të hynin në treg për të sjellë disa lojtarë, e tre prej tyre mund të vijnë nga Juventus.

Douglas Costa, Blaise Matuidi dhe Joao Cancelo, janë lojtarët e Juventusit që po pëlqehen nga Manchester United.

‘The Sun Sport’ ka parashikuar se si mund të duket formacioni i Manchester United në sezonin e ri, përcjell lajmi.net.

Në këtë formacion është përfshirë edhe Neymar, që po ashtu po kërkohet nga ‘Djajtë e Kuq’.

Me Neymarin në skuadër dhe me transferimet e mundshme nga Juventus, Manchester United mund të kthehet si konkurrent i denjë për titull në Premierligë në sezonin 2019/2020./Lajmi.net/