Home Liga Spanjolle Neymar me shpresa maksimale për rikthimin tek Barcelona

Neymar me shpresa maksimale për rikthimin tek Barcelona

0
Neymar me shpresa maksimale për rikthimin tek Barcelona

Ylli brazilian i futbollit, Neymar JR, po vazhdon ta mbajë vetën në qendër të vëmendjes në mediet evropiane.

Anëtari i Paris Saint Germain është shprehur se nuk është i lumtur në kryeqytetin e Francës, dhe ka shprehur dëshirën që të kthehet në ‘Camp Nou’.

Neymar ka shumë besim se Barcelona do të bëjë një ofertë për të, me para të gatshme plus lojtarë, ofertë që do ta lejonte atë të kthehet në skuadrën kampione të La Liga, raporton ‘ESPN FC’.

27 vjeçari po shpreson që të largohet nga PSG, por skuadra nga Ligue 1 akoma nuk kanë pranuar ofertë formale nga Barca, transmeton lajmi.net.

Neymar gjithashtu shpreson që skuadra e tij të ulë kërkesat për të, në mënyrë që të lehtësohen punët për Barcelonën. /Lajmi.net/