Home Liga Angleze Van Dijk ndryshon mendje për ‘Topin e Artë’, kjo është deklarata e tij

Van Dijk ndryshon mendje për ‘Topin e Artë’, kjo është deklarata e tij

0
Van Dijk ndryshon mendje për ‘Topin e Artë’, kjo është deklarata e tij

Qendër mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk, duket se ka ndryshuar mendje rreth ‘Topit të Artë’.

 

Me të përfunduar sezoni, ylli holandez ishte i mendimit se Lionel Messi është lojtari që meriton të fitojë trofeun më të çmuar individual.

Por, deklaratat e fundit të Van Dijk lënë të kuptohet tjetër gjë, me fjalët e ti se ka ardhur koha që një mbrojtës ta fitojë ‘Topin e Artë’.

“Është një nder që njerëzit po flasin për ‘Topin e Artë’, por çfarë mund të bëj? Nuk kam influencë apo ndonjë gjë” ka thënë fillimisht lojtari.

“Nuk mund ta mohoj se ishte një sezon i mirë vitin e kaluar. E kuptoj faktin se lojtarët ofesiv e fitojnë këtë trofe, sepse janë më atraktiv për t’u parë. Por, ndoshta ka ardhur koha që kjo të ndryshojë” ka thënë tutje holandezi që luan me ‘Reds’.

Në aspektin individual, ishte argjentinasi Lionel Messi që shkëlqeu në edicionin e kaluar, por dështimi në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit me Barcën, si dhe dështimi në Kupën e Amerikës me Argjentinën, kanë nxitur kritika për të. /Lajmi.net/

 


Loading…