Home Sport Andre Silva afër kalimit tek Monaco

Andre Silva afër kalimit tek Monaco

0
Andre Silva afër kalimit tek Monaco

Ylli i Milan, Andre Silva, është afër largimit të tij nga ‘San Siro’, në drejtim të Ligue 1.

 

Monaco janë në rrugë të mirë për të nënshkruar me yllin portugez, i cili do të lironte vend tek Milan për Angel Correa.

‘Sky Sport’ dhe ‘Sportmediaset’ raportojnë se Silva ka arritur marrëveshje personale me Milan dhe Monaco, për një transferim 30 milionësh, transmeton lajmi.net.

Silva edicionin e kaluar e kaloi si i huazuar tek skuadra e Sevillas, ku pati paraqitje solide në kampionatin spanjoll.

Portugezi besohej se do të kthehet në ‘San Siro’, por duket se ai nuk është pjesë e planeve as tek trajneri i ri, Marco Giampaolo. /Lajmi.net/

 


Loading…