Home Liga Angleze Arsenal i fortë për Fiorentinën, fiton duke ruajtur rrjetën të paprekur

Arsenal i fortë për Fiorentinën, fiton duke ruajtur rrjetën të paprekur

0
Arsenal i fortë për Fiorentinën, fiton duke ruajtur rrjetën të paprekur

Arsenal janë treguar skuadër e fortë për kundërshtarët nga Serie A, Fiorentina.

 

Skuadra e udhëhequr nga Unai Emery, në kuadër të ICC, ka shënuar fitore me rezultatin 3:0, në një ndeshje të dominuar kundër ‘Violas’.

Në këtë ndeshje, në radhët e ‘Gunners’, ishte i riu Edward Nketiah ai që shkëlqeu, duke fituar edhe lëvdatat e Emery pas ndeshjes, shkruan lajmi.net.

Nketiah e hapi serinë e golave pas vetëm 15’ minutave, për t’i dhënë Arsenalit epërsinë që nuk u shkri asnjëherë gjatë 90 minutave.

Po i njëjti lojtar realizoi për dyfishimin e rezultatit, kur luhej minuta e 65’ e takimit, për të qetësuar skuadrën e tij.

Rezultatin e vulosi Joseph Willock një minutë para përfundimit të kohës së rregullt.

Emery ka mbetur i kënaqur me këtë paraqitje, kurse skuadra nga Serie A duhet të mendojë për përmirësime. /Lajmi.net/