Home Sporti Vendor Fresk Sylhasi bën paraqitjen e parë në Festivalin Olimpik Evropian, në Baku, kundër Brunolds

Fresk Sylhasi bën paraqitjen e parë në Festivalin Olimpik Evropian, në Baku, kundër Brunolds

0
Fresk Sylhasi bën paraqitjen e parë në Festivalin Olimpik Evropian, në Baku, kundër Brunolds

Sportistët kosovar po vazhdojnë të paraqiten në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, në Baku të Azerbajxhanit.

Pas Forta Morina dhe Vesa Gjinaj, tani ishte radha e Fresk Sylhasit, i cili gjithashtu garon në sportin e tenisit, shkruan lajmi.net.

Sylhasi, në raundin e parë kishte përballë garuesin me përvojë, zviceranin Mrika Brunolds.

Kosovari ishte i pafuqishëm ndaj kundërshtarit të tij, duke humbur ndeshjen me rezultatin 2:0 në sete (6:1 – 6:1).

Fresku dha maksimumin e tij, por që për fat të keq nuk i solli fitoren. Kjo garë gjithsesi është një përvojë e madhe për garuesin nga Kosova. /Lajmi.net/


Loading…