Home Sport Jerome Boateng mund të qëndroj në Bayern Munich

Jerome Boateng mund të qëndroj në Bayern Munich

0
Jerome Boateng mund të qëndroj në Bayern Munich

 

Jerome Boateng mund të qëndroj në Bayern
Munich pasi ka treguar një performancë të mirë kundër Real Madridit.

Jerome Boateng është një prej  lojtarëve që do të luftoj për të qëndruar në këtë
skuadër edhe sezonin e ardhshëm. Në fund të sezonit të kaluar, Uli Hoeness
këshilloi Boatengun për të gjetur një klub të ri. Mbrojtësi gjerman këmbënguli
se ai është ende mjaft i mirë për të luajtur për Bayernin, transmeton
Indeksonline.

Pas largimit të Mats Hummels , raportet në
Gjermani vazhduan të këmbëngulin se Boateng do të jetë mbrojtësi tjetër që do
të largohet nga Bayerni. Duke folur në media të shtunën, Manuel Neuer e vlerësoi
shokun e tij për performancën e tij mbresëlënëse në fitoren 3-1 ndaj Real
Madridit në stadiumin NRG në Teksas.

Boateng ishte afër transferimit tek Paris Saint Germain verën e kaluar. Klubi francez pritet të kthehet me një ofertë më të mirë këtë verë, por ardhja e Abdou Diallo në Paris nga Borussia Dortmund mund të ndikojë që të humbas interesimi për Boateng./Indeksonline/.