Home Sport Man Utd po zhvillon kontakte për transferimin e Paulo Dybala

Man Utd po zhvillon kontakte për transferimin e Paulo Dybala

0
Man Utd po zhvillon kontakte për transferimin e Paulo Dybala

 

Manchester United është duke kontaktuar me
familjen e Paulo Dybalas.

Sulmuesi i Argjentinës ka qenë i përfolur për
një lëvizje këtë verë, në United, Manchester City dhe Bayern Munchen, që thuhet
se janë ndër pretendentët kryesor për ta transferuar atë, transmeton
Indeksonline.

Dybala 
shënoi 10 gola në 42 paraqitje sezonin e kaluar, por Max Allegri e la
25-vjeçarin në stol në 10 gara.

Calciomercato 
pohon se pavarësisht Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain që janë të
interesuar, United po e udhëheqë garën për transferimin e  Dybala.

Për më tepër, thuhet se United ka bërë kontakt
me vëllain e tij, Mariano, për një marrëveshje të mundshme dhe dëshiron të
paraqesë një ofertë zyrtare me Juventusin në ditët e ardhshme./Indeksonline/.