Home Liga Gjermane Në rast se e keni humbur, ky ishte super goli i Rodrygo ndaj Bayern

Në rast se e keni humbur, ky ishte super goli i Rodrygo ndaj Bayern

0
Në rast se e keni humbur, ky ishte super goli i Rodrygo ndaj Bayern

Sot, në orët e hershme të mëngjesit (sipas kohës sonë) janë përballur gjigantët e futbollit evropian, Bayern Munich dhe Real Madrid.

Në kuadër të ICC, në SHBA, janë përballur Bayern Munich dhe Real Madrid, në një ndeshje të fituar nga kampionët e Bundesligës, me rezultatin 3:1.

Në një ndeshje jo aq të mirë të luajtur nga spanjollët, ishte i riu brazilian Rodrygo, ai i cili arriti të linte gjurmët e tij.

Braziliani realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij, kur po luhej minuta e 85’ e takimit, dhe skuadra e tij ishte e pashpresë.

Rodrygo u kujdes që goli i tij të jetë më i bukuri i mbrëmjes, duke shënuar nga gjuajtja e lirë.

Goditja spektakolare e lojtarit premtues të Real Madrid e la pa gjasa portierin e Bayern Munich. /Lajmi.net/


Loading…