Home Sport Trajneri kosovar diplomon në FIBA FECC

Trajneri kosovar diplomon në FIBA FECC

0
Trajneri kosovar diplomon në FIBA FECC

Trajneri i njohur kosovar, Ilir Selmani, ka arritur që me sukses të diplomojë në FECC, shkollë kjo që mbahet në kuadër të shtëpisë më të madhe të basketbollit në botë, FIBA.

 

Selmani është trajneri i katërt kosovar që kryen këtë shkollë, pas Dritëro Sefaja, Petrit Zeqiri dhe Edon Godeni, përcjell lajmi.net.

FECC është një program prestigjioz, i njohur në mbarë botën dhe i rëndësishëm për trajnerët e basketbollit.

“Pas tri viteve punë, përkushtim, sakrificë në programin (shkollimin) më të avancuar për trajner të basketbollit (FIBA-FECC), me sukses i përfundova provimet finale para mësuesve (trajnerëve) më të mirë evropian siç janë: Svetislav Peshiq, Nenad Truniq, Pablo Laso, Arik Shivek, Altay, Igor Kokoshkov dhe udhëheqësit të këtij programi Michael Shwarc. Faleminderit Federatës të Basketbollit të Kosovës për mundësinë e dhënë të jem pjesë e këtij programi” ka thënë Selmani për FBK. /Lajmi.net/