Home Sport Një “muzikant” që i bashkohet “binjakut” Sandro, blerja e re e Juventusit zbarkon në Torino

Një “muzikant” që i bashkohet “binjakut” Sandro, blerja e re e Juventusit zbarkon në Torino

0
Një “muzikant” që i bashkohet “binjakut” Sandro, blerja e re e Juventusit zbarkon në Torino

Ju që jeni në Torino bëhuni gati. Rehatohuni për të shijuar spektaklin për sezonin që do të nisë në Serinë A. Te Juventusi do të bashkohen dy “binjakët”, Danilo dhe Aleks Sandro.

I bën bashkë një “benxho” (instrument muzikor si mandolina, por me origjinë afrikane. Përdoret shumë në Brazil). Danilo, i cili do të “pushtojë” krahun e djathtë të “Zonjës së Vjetër” ka mësuar ta luajë në familje.

Më i zoti në kërcim është Aleks Sandro, i cili është i vendosur në krahun tjetër të fushës. Prej më shumë se 10 vitesh funksionon e njëjta gjë, i djathti bën muzikën, ndërsa i majti kërcen. Dy “binjakët”, në muzikë dhe në futboll kanë ndjekur të njëjtën rrugë në karrierën e tyre.

Danilo, Aleks Sandro

Në fillim te Santosi, pastaj te Porto dhe pastaj në kombëtaren e Brazilit. Ishte një kohë kur të dy këta mbrojtës ishin të fortë, të frikshëm dhe të admiruar nga të tjerët. Koha dhe milionat e skuadrave të mëdha i kanë ndarë nga njëri-tjetri, por katër vite më vonë do të bashkohen sërish. Tani nuk ka më dyshime.

Do të bëhen bashkë dhe do të plotësojnë njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë do të japin gjithçka për të ndihmuar Juventusin.

PARABOLA E ÇUDITSHME- Në fakt, lëvizja e Juventusit për të transferuar Danilon ka lindur nga ankthi i drejtuesve për të krijuar patjetër plusvalenca në bilancin e tyre. Për këtë arsye, Zhoao Kanselo do të jetë nën urdhrat e Pep Guardiolës sezonin e ardhshëm.

alex.sandro.danilo.brasile.allenamento.2016.2017.750x450

Pep duket trajneri i duhur për të shfrytëzuar potencën sulmuese të portugezit. Në transferimin afro 60 milionë euro është përfshirë pikërisht Danilo, i cili prej kohësh ka qëndruar në stol te Siti. Agjenti i lojtarit ishte i pranishëm në “Wembli” kur Siti festoi fitoren e Superkupës së Anglisë dhe në videot e festimeve mungoi pikërisht Danilo.

Në fundin e ndeshjes u fol për transferimin e tij drejt Juventusit. Në arkat e bardhezinjve do të arkëtohen edhe 30 milionë euro. Paratiçi i ka garantuar një kontratë me pagë 4.5 milionë euro në vit. Në këtë mënyrë, bardhezinjtë do të përshëndeten me Kanselon, një meteor që kaloi shumë shpejt në qiellin e Juventusit.

Portat e “Continasës” do të hapen për “binjakun” e Aleks Sandros. Një mbrojtës i djathtë me karakteristika krejtësisht të ndryshme nga ato të portugezit. Është potent, me këmbë të gjata, por që i mungon kreativiteti i Kanselos. Në markim është shumë i fortë dhe duket më afër stilit të mbrojtësit që kërkon Sarri.

Trajneri i ri kërkon nga mbrojtësit e krahëve shumë ekuilibër dhe përqendrim maksimal. Problemi është se mbrojtësi që mahniti Europën te Santosi dhe Porto nuk e pati të njëjtin shkëlqim te Reali dhe Siti. Tani është më i motivuar se kurrë për të nisur një sfidë të re me fanellën bardhezi. Do të ndihmohet shumë nga miku i tij Aleks Sandro, por edhe nga e gjithë familja bardhezi.

JuventusFC

@juventusfc

👍👍📸


Loading…