Home Sport Zyrtare: Dy futbollistë afrikanë e përforcojnë skuadrën e Ismet Munishit

Zyrtare: Dy futbollistë afrikanë e përforcojnë skuadrën e Ismet Munishit

0
Zyrtare: Dy futbollistë afrikanë e përforcojnë skuadrën e Ismet Munishit

 

FC Ballkani ka prezantuar dy përforcimet e radhës, të cilët vijnë nga kontinenti afrikan.

Effa Lazare Tristan Dylan dhe Marius Stephane Tatkeu Yimkoua janë dy përforcimet e fundit të klubit nga Suhareka, bën të ditur klubi, transmeton Insporti

      

Klubi ka njoftuar se të dy futbollistët, të cilët vijnë nga kontinenti i Afrikës – gjegjësisht Kameruni
kanë nënshkruar kontrata afatgjate me klubin.

Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e klubit të Superligës në Facebook.

      

“FC Ballkani është duke u pasuruar dita ditës. Këtij momentumi është duke i kontribuar edhe internacionalizimi i klubit, pasi që kemi arritur marrëveshje 4 vjeçare me futbollistin e super talentuar nga Kameruni Effa Lazare Tristan Dylan.

Effa Lazare Tristan Dylan është 18 vjeçar, këmbëshpejtë, pozita e tij natyrale është sulmues anësor. Ka qenë pjesë e kombëtares së grupmoshave të reja të Kamerunit”, ka njoftuar klubi.

Ndërkaq, përforcimi tjetër, Marius Stephane Tatkeu Yimkoua është mesfushor.

“Marius Stephane Tatkeu Yimkoua është futbollist i cili ka firmosur me FC Ballkanin. Edhe ai sikurse Effa,vjen nga kontinenti i Afrikës, përkatësisht shteti i Kamerunit.
Marius luan në mesfushë dhe në Kamerun ka qenë pjesë e grupëmoshave të kombëtares nga vjen”, bën të ditur klubi nga Suhareka. /Insporti.com/

 
 
 


Loading…