
Futbolliset e Mitrovicës kanë shkruar histori në futbollin femëror në Kosovë. Tashmë kjo skuadër ka kaluar fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Vashat e Mitrovicës sot luajtën ndaj Kampionit të Malit të Zi, FK Breznica, ndaj të cilave fituan 1-0, me golin e Biqkajt në minutën e 89-të, nga pika e bardhë.
Kështu me tri ndeshje e po aq fitore, vashat mitrovicase kalojnë tutje në Ligën e Kampionëve për femra. Tashmë skuadra kosovare pritet të ketë punë shumë më të vështirë pasi që do të takohet me skuadra mjaft të forta.
Loading…