Home Sport Kualifikohet Vllaznia, Duka me mesazh të veçantë

Kualifikohet Vllaznia, Duka me mesazh të veçantë

0
Kualifikohet Vllaznia, Duka me mesazh të veçantë

 

Ekipi i vajzave të Vllaznisë, sot e ka shkruar historinë me kualifikimin  në rrethin tjetër të Champions League dhe të shumtë kanë qenë personat të cilët kanë reaguar duke i ngritur “në qiell të shtatë” vajzat shkodrane.

Një prej tyre ka qenë dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili me një postim në profilin e tij të instagram, ka uruar me një mesazh special ekipin shkodran.

      

“Bravo Vllazni! Kualifikimi i sotëm i Vllaznisë në UEFA Women’s Champions League është pa diskutim një histori suksesi që duhen ndjekur nga të gjithë dhe një burim frymëzimi për të investuar akoma më shumë te futbolli femrave. Shumë urime Presidentit Matija dhe vajzave shkodrane që na bënë krenarë me suksesin e tyre!”, ka shkruar Armand Duka në Instagram.

      

 
 
 


Loading…