Home Sport Superkupën e Evropës e gjykon një femër, Klopp me reagim epik

Superkupën e Evropës e gjykon një femër, Klopp me reagim epik

0
Superkupën e Evropës e gjykon një femër, Klopp me reagim epik

 

Sido që të përfundojë ndeshja për Superkupën e Evropës, Liverpool-Chelsea, do të hyjë në histori. Përballja mes dy ekipeve angleze do të jetë e para finale që do të gjykohet nga një femër, pikërisht nga francezja Stephanie Frappart. Një detyrë që e bën të ndihet krenare.

“Jam shumë e lumtur. Ishte surprizë, sepse nuk e mendoja se do të drejtoja Superkupën e Evropës. Është një nder i madh. Shpresoj që shembulli im t’u shërbejë të gjitha arbitrave femra dhe të gjitha vajzave që aspirojnë ta bëjnë këtë punë”, ka thënë Frappart.

      

Ajo shpjegon se ajo dhe ndihmëset e saj janë përgatitur shumë për ta përmbushur me nder misionin.

“Teknikisht dhe fizikisht jemi si burrat. Nuk kemi frikë se mos gabojmë, jemi gati. Jeta ime ka ndryshuar, tani jam e famshme në  gjithë botën”, ka shtuar gjyqtarja franceze.

      

Kjo finale do të jetë e veçantë edhe për trajnerët Jurgen Klopp e Frank Lampard. Tekniku i Liverpoolit madje gjeti rastin edhe për të bërë humor.

“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e një momenti historik. Do të tregoj fytyrën time (sjelljen) më të mirë, ndryshe nëna ime do të mërzitet. Është hera e parë dhe shpresoj të mos jetë e fundit”, është shprehur Klopp.