
Madridi ka shpenzuar më shumë se 300 milionë euro në afatin e transferimeve të verës, e cila përfshinë transferimin e Eden Hazard nga Chelsea.
3 lojtarët e Real Madrid të cilët do të jenë kyç në sezonin
2019-20 janë:
Karim Benzema
Sezonin e kaluar, Karim Benzema u largua nga hija e
Cristiano Ronaldo, duke shënuar 30 gola dhe asistuar 11 herë. Edhe këtë vit, francezi do të jetë ai që
Zidane i beson për të sjellë golat për Madridin, pavarësisht ardhjes së Luka
Jović nga Eintracht Frankfurt, transmeton Indeksonline.
Eden Hazard
Eden Hazard është transferimi më i shtrenjtë i Real Madridit
në historinë e tyre.
Hazard u ble për 100 milionë euro nga Madridi pas shtatë
sezoneve fantastike me Chelsea, duke fituar dy tituj të ligës, një titull të
Europa League dhe duke shënuar mbi 100 gola. Hazard do të duhet të jetë
krijuesi kryesor në sulmin e Madridit, duke shënuar dhe asistuar në mënyrë të
vazhdueshme.
Raphaël Varane
Kapiteni i klubit Sergio Ramos është 33 vjeç, që do të thotë
se dikush tjetër duhet të rritet në mbrojtje.
Mbrojtësi qendror francez Raphael Varane do të duhet të jetë
mbrojtësi që merr përsipër detyrën, gjë që është më shumë sesa i aftë të bëjë./Indeksonline/.