Home Sport Ndodh edhe kjo, Adan lëndohet nga tifozi i Liverpoolit

Ndodh edhe kjo, Adan lëndohet nga tifozi i Liverpoolit

0
Ndodh edhe kjo, Adan lëndohet nga tifozi i Liverpoolit

Alisson Becker është i lënduar, por e papritura ka ndodhur edhe me portierin tjetër, Adrian.

 

Liverpool është duke u ballafaquar me një situatë të pazakonshme në portë.

Alisson Becker është i lënduar dhe si rezultat nuk u paraqit në Superkupën e Evropës kundër Chelseat.

Por, tani është dëmtuar edhe përforcimi i ri, zëvendësuesi i tij, Adrian.

Menaxheri Jurgen Klopp ka konfirmuar dëmtimin e pazakonshëm të Adrian, përcjell lajmi.net.

“Invazioni në fushë nga një tifoz i ka sjellë një lëndim të lehtë. Gjengja e tij do të monitorohet në orët e ardhshme në prag të ndeshjes ndaj Southamptonit”, u shpreh Klopp. /Lajmi.net/

 


Loading…