Home Sport Muriqi zbulon, ja për cilën skuadër do të luajë

Muriqi zbulon, ja për cilën skuadër do të luajë

0
Muriqi zbulon, ja për cilën skuadër do të luajë

Ai është njëri nga futbollistët që po bën bujë në Evropë.

Vedat Muriqi është duke kaluar në formën më të mirë të karrierës së tij me fanellën e klubit turk, Fenerbahce.

Që nga transferimi i tij, te gjiganti turk, Muriqi është shndërruar në një ndër futbollistët kryesor të skuadrës. Sulmuesi shënoi gol në ndeshjen e fundit të cilën e fitoi Feneri me rezultat 2:1, pas ndeshjes ai deklaroi se më të rëndësishme janë pikët sesa golat e tij.

“Nuk është me rëndësi nëse shënoj gol apo asistoj. Me rëndësi është që të kemi sukses si ekip. Jam i lumtur për golin e realizuar. Kemi marrë tre pikë të mëdha para derbit me Galatasaray”, tha Muriqi.

Tutje, ai vazhdoi duke thënë se dëshiron t’i shënojë gol edhe Galatasaray-it, skuadër e cila ishte në garë për nënshkrimin e tij.

“Do të doja të realizoja gol edhe në ndeshjen më të madhe në Turqi. Por, thashë më parë se puna në ekip është më e rëndësishme”, vazhdoi tutje ai.
Prizrenasi u pyet edhe rreth interesimit të skuadrave të mëdha si Manchester United, Tottenham Hotspur, Atletico Madrid, Lazio, Napoli apo Fiorentina.
“Sa i përket interesimeve të klubeve është normale pas paraqitjeve të mira.

Por, aktualisht jam i fokusuar te klubi im. Dua të bëjë histori me Fenerbahçen. Të ardhmes nuk i dihet”, përfundoi sulmuesi i Kosovës.


Loading…