Home Sport Nuk kanë shënuar ende në Superligë, Rexhepi iu kërkon falje tifozëve

Nuk kanë shënuar ende në Superligë, Rexhepi iu kërkon falje tifozëve

0
Nuk kanë shënuar ende në Superligë, Rexhepi iu kërkon falje tifozëve

 

Dukagjini ende
nuk e ka gjetur rrjetën në Superligë edhe pas ndeshjes së pestë të tyre.

Skuadra nga Klina
është në vendin e fundit me një pikë, dhe sot u mposht edhe nga Feronikeli.

Trajneri i skuadrës,
Xhengiz Rexhepi iu ka kërkuar falje tifozëve për krizën që ka kapluar në skuadër.

I kërkoj falje tifozëve të Klinës, kanë prit rezultate më pozitive nga ne”, tha fillimisht Rexhepi për SuperSport.

Ne kemi mundur të merrnim rezultate më pozitive në shumë nga këto takime që i kemi luajtur, ndaj Ferizajt luajtëm mirë por edhe sot e bëmë të njëjtën gjë, por kur luan ndaj një skuadre kampion duhet të kesh kujdes maksimal sepse mund të ndëshkohesh nga një gabim”.

Feronikeli sot nuk bëri dicka më shumë se ne, ndërsa edhe ne krijuam raste por na duhet mobilizim për lojën e radhës ta kalojmë këtë mini-kriz që kemi” përfundoi Rexhepi.

 


Loading…