Home Liga Spanjolle Tifozët e Real Madrid e duan këtë trajner si zëvendësues të Zidane

Tifozët e Real Madrid e duan këtë trajner si zëvendësues të Zidane

0
Tifozët e Real Madrid e duan këtë trajner si zëvendësues të Zidane

Nëse Zinedine Zidane do të largohej nga Real Madrid, njëri trajner ka një përparësi të qartë në listën e emrave të tifozëve të Los Blancos që duan ta shohin si zëvendësues të tij.

Reali e ka filluar sezonin 2019/20 në mënyrë të tmerrshme nën francezin, duke vazhduar atje ku e lanë edicionin 2018/19.

Një sondazh i fundit në Marca e parashtroi pyetjen dhe përgjigjja po tregonte se Jose Mourinho është më i kërkuari në ‘Santiago Bernabeu’, përcjell lajmi.net.

44 përqind e atyre që morën pjesë votuan për portugezin si zëvendësimin e tyre ideal, derisa Massimiliano Allegri konsiderohet si zgjedhje e dytë me 23 përqind.

Pas italianit, Raul Gonzalez mori 21 përqind të votave, me vetëm 12 përqind shkuan diku tjetër.

Kthimi i Mourinhos, pas gjashtë viteve, do të linte shumë njerëz të shqetësuar, sidoqoftë, veçanërisht duke pasur parasysh mënyrën se si ai la kryeqytetin spanjoll. /Lajmi.net/


Loading…