Home Sport Gazdis tregon se sa keq ishte Milani

Gazdis tregon se sa keq ishte Milani

0
Gazdis tregon se sa keq ishte Milani

Gazidis thotë se e shpëtuam Milanin nga falimentimi.

Ivan Gazidis ka siguruar tifozët se bordi i tij e shpëtoi Milanin nga falimentimi dhe se Stefano Pioli mund të forcojë lojtarët e rinj.

Drejtori gjeneral nuk po bën punë edhe aq të madhe te Rossonerët, derisa sot (e mërkure) e zëvendësuan Marco Giampaolon me Stefano Piolin, një trajner i cili nuk ka fituar asnjë trofe të madh në 16 vjet.

“Dua të falënderoj Giampaolo dhe stafin e tij, nuk ishte një vendim i thjeshtë,” ka thënë ai në një konferencë për shtyp.

“Është një vendim që ne kemi marrë të gjithë së bashku, por ne duhet të vendosim Milanin të parin. Ne i kuptojmë tifozët tanë, unë e kuptoj zhgënjimin e tyre, ne kemi probleme, por ne po punojmë për të rregulluar gjërat”.

“Ne trashëguam një klub që rrezikoi të falimentonte dhe mund të kalonim në Serie B si Parma dhe Fiorentina”.

“Ne gjetëm borxhe që na nxorën jashtë garave. Duhet të përballemi me vështirësi, kjo është e pamohueshme”.
“Rruga është e vështirë, por duhet të jemi të durueshëm. Do të bëjmë akoma gabime, por jemi të vendosur”.

“Ne duam ta rimarrim përsëri Milanin, si në Itali ashtu edhe në Evropë. Ne do të vazhdojmë në udhëtimin tonë, jemi ambiciozë, siç shihet nga dëshira jonë për të ndërtuar një stadium të ri, me një investim prej 1.2 miliard, i cili mund të na japë prurje të reja të të ardhurave dhe do të çojë në ardhjen e lojtarëve të rinj”.
“Djemtë afër meje, Zvon [Boban], Paolo [Maldini] dhe Ricky [Massara], e dinë se si është të luftosh për të synuar gjithmonë lart”.

“Ne i marrim të gjitha vendimet tona së bashku. Ne jemi një nga klubet që kanë investuar më së shumti në Evropë, ekipi ynë është përmirësuar dhe tifozët tanë së shpejti do të shohin nënshkrimet e reja dhe do të kuptojnë pse i kemi blerë ato”.

“Ende ka kohë që ne të rikthehemi në rrugën e duhur. Gjithmonë do të luftojmë për objektiva të mëdha. Pioli është një trajner me përvojë i cili mund të përmirësojë lojtarët tanë të rinj”.

“Unë dua t’i bind tifozët se me të vërtetë duam ta rikthejmë Milanin”, ka shtuar më tej Gazidis.


Loading…