Home Sport Kastrati dhe Xhemajli pritet t’i bashkohen Kosovës U21

Kastrati dhe Xhemajli pritet t’i bashkohen Kosovës U21

0
Kastrati dhe Xhemajli pritet t’i bashkohen Kosovës U21

Lirim Kastrati dhe Arbenit Xhemajli pritet të rikthehen të Kosova U21.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka mbajtur një konferencë për media para ndeshjes me Gjibraltarin.

Ai është pyetur rreth mundësisë që dy futbollistët e rinj, Arbenit Xhemajli dhe Lirim Kastrati të bashkohen me Kosovën U21 për ndeshjen me Shqipërinë.

Challanes ka thënë se nuk e përjashton këtë mundësi, por ata mund të qëndrojnë me Kombëtaren A deri pas ndeshjes me Malin e Zi dhe pastaj të shkojnë në Shqipëri.

Ndeshja Shqipëri U21 – Kosovë U21 zhvillohet të martën.


Loading…