Home Sport Ky është veprimi i Zhegrovës pas sherrit me Kolollin

Ky është veprimi i Zhegrovës pas sherrit me Kolollin

0
Ky është veprimi i Zhegrovës pas sherrit me Kolollin

 

Duket se raportet në mes të Edon Zhegrovës dhe Benjamin Kolollit janë në rregull, pas zënkës që kishin dje gjatë seancës stërvitore, shkruan Insporti.com.

Insporti raportoi se Zhegrova dhe Kololli kishin një kacafytje por e cila u ndalua në sekondat e parë nga futbollistët pranë tyre. Përplasjen e mëtejme mes tyre e parandaluan ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti dhe menaxheri Bajram Shala.

 

Kosova zhvilloi sot stërvitjen e radhës, por në një orar të pa zakontë. Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka stërvitur futbollistët e tij në mesditë dhe situata dukej normale.

 

 

Kololli dhe Zhegrova kanë harruar kacafytjen dhe për disa momente kanë qëndruar të ulur duke biseduar së bashku.

Ylli i Baselit, Zhegrova e ka postuar fotografinë në rrjetet sociale duke lënë të kuptohet se raportet e tij me Kolollin janë në rregull.

Kosova të hënën zhvillon ndeshjen e radhës ndaj Malit të Zi në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Insporti.com/

Sherr në kombëtare – përleshen në stërvitje Zhegrova dhe Kololli

 


Loading…