Home Sport Leon Dajaku i Bayernit, shënoi dy gola për Gjermaninë U19

Leon Dajaku i Bayernit, shënoi dy gola për Gjermaninë U19

0
Leon Dajaku i Bayernit, shënoi dy gola për Gjermaninë U19

 

Sulmuesi 18-vjeçar, Leon Dajaku, nga Bayern Munichu, formën e mirë e ka përcjellë edhe me Kombëtaren e Gjermanisë U19.

Në duelin e të shtunës kundër Bjellorusisë të po të njëjtës grupmoshë, Dajaku ka shënuar dy gola në fitoren e thellë 9:2.

 

Me këto dy shënime, futbollisti me pozitën e sulmuesit të dytë ka shkuar në kuotën e katër golave në total.

Ai shënoi në minutat 39-të dhe të 66-të. Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Kombëtarja U19 e Gjermanisë ka gjashtë pikë dhe me goldallim, 12:2.

 

Me Bayernin 2 në divizionin e tretë të futbollit gjerman, Dajaku ka dy gola e një asistim në 11-të ballafaqime.

 


Loading…