Home Sport Muharrem Sahiti: Nder dhe kënaqësi të jesh pjesë e Kombëtares së Kosovës

Muharrem Sahiti: Nder dhe kënaqësi të jesh pjesë e Kombëtares së Kosovës

0
Muharrem Sahiti: Nder dhe kënaqësi të jesh pjesë e Kombëtares së Kosovës

 

Ndihmës trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti është shprehur se është nder dhe kënaqësi të jesh pjesë e kombëtares, shkruan Insporti.com.

Ish trajneri i SC Gjilanit, Sahiti për Insportin ka deklaruar është shumë i nderuar që është pjesë e kësaj gjenerate që po bënë historinë.

 

“Është kënaqësi, aq më tepër kur kemi këto rezultate. Jam shumë i nderuar, sidomos që jam pjesë e kësaj gjenerate që po bënë historinë, definitivisht. Unë jam nga të gjitha fazat që kemi filluar në kombëtare dhe ka pas momente, edhe para pranimit kur nuk kemi pasur kushtet elementare. Mandej, vjen pranimi në vitin 2014 vetëm për ndeshje miqësore dhe më pas edhe pranimi i plotë në 2016. Të gjitha di t’i përshkruaj nëpër ato faza që kemi kaluar. Tash, kemi ardhur në një fazë që jemi të barabartë e sidomos me vendet e rajonit. E kam thënë edhe më herët dhe prapë po e përsërisë, është kënaëqsi të jesh në mesin e këtyre djemve, e këtij stafi dhe Federatës që i kemi të gjitha kushtet për të bërë më të mirën”.

 

Sahiti para se të merrte postin e ndihmës trajnerit në Përfaqësuesen e Kosovës, kishte qenë trajner i skuadrave të Anamoravës, SC Gjilanit dhe KF Dritës.

Ish mesfushori 54 vjeçar që nga viti 2009 është pjesë e stafit të Përfaqësueses së Kosovës. /Insporti.com/

 


Loading…