Home Sport Reagojnë mediat serbe pas valëvitjes së flamurit kuqezi në Itali

Reagojnë mediat serbe pas valëvitjes së flamurit kuqezi në Itali

0
Reagojnë mediat serbe pas valëvitjes së flamurit kuqezi në Itali

 

Mediumet serbe e kanë cilësuar si skandal dhe provokim valëvitjen e flamurit të Shqipërisë nga disa tifozë në stadiumin në Itali, ku po zhvillohej ndeshja miqësore mes Brescias dhe Vojvodinës.

Ndeshja miqësore e Brescias kundër Vojvodina e detyrua të lihet në gjysmë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, pasi që tifozët serbë hynë në fushë për t’u konfrontuar me disa persona që po e valëvitnin një flamur kuqezi, transmeton Gazeta Express.

 

Incidenti ndodhi në ndeshjen e sotshme, e cila ishte organizuar të zhvillohet gjatë pushimit për ndeshjet e ekipeve kombëtare.

E përditshmja serbe “Blic” lajmin për këtë incident e ka titulluar: “Skandal në Itali! Shqiptarët provokojnë sebët, kaosi përshkon ndeshjen Vojvodinë – Brescia”.

 

 

Brescia kishte qenë duke udhëhequr me rezultat 2:1, përmes golave të Alfredo Donnarummas dhe Davide Bisolit, edhe pse kishte pasur probleme në pjesën e parë të ndeshjes, kur Vojvodina e la ndeshjen në shenjë proteste për ndëshkimin e trajnerit të tyre me karton të kuq.

Problemet e vërteta ndodhën kur disa njerëz në anën tjetër të stadiumit filluan ta valëvitin flamurin e Shqipërisë.

Kjo i zemëroi tifozët serbë dhe rreth 20 prej tyre i kaluan muret rrethuese të stadiumit  me qëllim për t’i sulmuar personat në anën tjetër të stadiumit. Fatmirësisht, policia ishte në gjendje të intervenojë dhe ta parandalojë ndonjë incident më të madh, mirëpo ndeshja u ndal për shkaqe sigurie. /Gazeta Express/

 


Loading…