Home Sport Sahiti: Selektori i ri i Malit të Zi na ka “provokuar”

Sahiti: Selektori i ri i Malit të Zi na ka “provokuar”

0
Sahiti: Selektori i ri i Malit të Zi na ka “provokuar”

 

Ndihmës trajneri i Bernard Challandes, Muharrem Sahiti thotë se selektori i ri i Malit të Zi, Faruk Hadzibegic e ka provokuar Përfaqësuesen e Kosovës me deklaratën e tij në aspektin pozitiv, shkruan Insporti.com.

Sahiti këtë e ka thënë në një intervistë ekskluzive të dhënë për Insportin. Ai thotë se deklarata e Hadzibegic ka qenë në aspektin pozitiv.

 

“Po, mund të jetë faktor. Ne e njohim atë edhe si ish futbollist,  do të thotë ka qenë një futbollist jashtëzakonisht i mirë, ka qenë një personalitet i mirë, por që një deklaratë e tij dha që të kuptohet në një formë, sikur na ka provokuar në aspektin sportiv kur thotë se Kosova e ka nivelin e Gjermanisë apo Brazilit. Është një lloj presioni, pasi ai sinjal shkon te futbollistët dhe atë mendojnë se vërtetë janë ashtu, atëherë do ta kemi problem. Por, që këto situata i menaxhon jashtëzakonisht mirë selektori Challandes. Në takimin që kemi pasur me futbollistët ai është marrë me këtë deklaratë dhe i ka vetëdijësuar gjithë futbollistët që të mos e marrin si drejt reale por e ka pasur me qëllim që të lëshohemi me kuptimin të mos angazhohemi dhe ne jemi kualitet dhe vetëm me kualitet mundemi me fitu. Është shumë për t’u vlerësuar pozitivisht selektorin”, ka deklaruar Sahiti.

Mali i Zi kishte bërë ndryshime në bankinën e tyre pas ndeshjes me Kosovën, duke e shkarkuar Ljbuisa Tumbakoviqin pasi kishte refuzuar të drejtonte ekipin në ndeshjen e parë të grupit kundër Kosovës.

 

Image result for faruk hadzibegic

 

Selektor i ri i kombëtares malazeze është emëruar ish futbollisti boshnjak, Faruk Hadzibegic.

Ndryshe, ndeshja e zhvilluar në Podgoricë në mes të Malit të Zi dhe Kosovës kishte përfunduar me rezultat baras 1:1.

Kosova do të jetë nikoqire e kombëtares malazeze të hënën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, për të zhvilluar ndeshjen e vlefshme të grupit A në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro2020”. /Insporti.com/

 


Loading…