Home Sport Aliti: Nuk dua të komentoj paraqitjen e Muricit, jemi të mërzitur

Aliti: Nuk dua të komentoj paraqitjen e Muricit, jemi të mërzitur

0
Aliti: Nuk dua të komentoj paraqitjen e Muricit, jemi të mërzitur

 

Fidan Aliti është shprehur shumë i kënaqur me mbështetjen e tifozëve në “Doosan Arena”, raporton Insporti.com.

Aliti ka deklaruar se Çekia ishte skuadër më e mirë se sa Kosova dhe se e ka merituar fitoren sonte.

 

Ai po ashtu nuk e ka komentuar paraqitjen e portierit Aro Muric, i cili bëri disa pritje të mira.

“Jo, nuk besoj që ka pas shumë presion, mbështetje ka qene fenomenale, më është dok si në Prishtinë, falënderoj të gjithë nga zemra, pa ju nuk do ta kishim luajtur këtë finale këtu. Unë besoj, që futbollistët e kanë dhanë 100 për qind, Çekia ishte më e fortë se na, është skuadër me kualitet, na nuk e kemi treguar futbollin tonë që dimë me zhvillu, Çekia na ka bërë punën të vështirë. Aro Muric na ka shpëtuar në dy apo tri raste, nuk dua të komentoj këtë aksion, në fund të fundit e kemi humbur ndeshjen, jemi të mërzitur”.

 

Kosova të dielën do të zhvillojë ndeshjen e fundit të grupit A kundër Anglisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas kësaj humbje, Kosova mbetet në pozitën e tretë me 11 pikë duke i humbur gjasat për kualifikim direkt nga grupi.

Kosova do të përballet në gjysmëfinale me Maqedoninë e Veriut, që luan si vendase. Në rast të fitores, në finale e pret Gjeorgjia ose Bjellorusia.

 

 


Loading…