
Mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare, foli pas ndeshjes me Andorrën për mikrofonin e “RTSH”, teksa u shpreh:
“Unë besoj se lojtarët dhe tifozët mendjen e kishin te Franca. Kjo ndeshje ishte më e vështira. U futëm në fushë si të përgjumur. Pavarësisht se krijuam shumë raste, me 2 herë në portë u ndëshkuam. Menduam se do ta zgjidhnim rezultatin më shpejt.
Ndeshja me Francën është me doemos për të fituar, pavarësisht se është e vështirë. Shpresoj që mos bëjmë këtë që bëmë sot me Andorrën”, u shpreh Bare.
PANORAMASPORT.AL
Loading…