Home Sport Rrahmani tregon bisedën me gjyqtarin italian: I fola në gjuhën italiane, përgjigja e tij ishte se do ta ndalonte ndeshjen

Rrahmani tregon bisedën me gjyqtarin italian: I fola në gjuhën italiane, përgjigja e tij ishte se do ta ndalonte ndeshjen

0
Rrahmani tregon bisedën me gjyqtarin italian: I fola në gjuhën italiane, përgjigja e tij ishte se do ta ndalonte ndeshjen

 

Amir Rrahmani ka zbuluar bisedën e tij me gjyqtarin italian Gianluca Rocchi gjatë ndeshjes, raporton Insporti.com.

“Është e vërtetë që prekëm ëndrrën e Evropianit, të them të drejtën as unë nuk e di pse. Gjatë gjithë ndeshjes nuk ishim në nivelin e duhur si ekip. I kam thënë edhe para ndeshjes se Çekia është përgatitur shumë për neve. Të them të drejtën, Çekia normalisht ka futbollistë shumë të rrezikshëm dhe kanë bërë presion të lartë, unë edhe Aliti nuk kemi pasur mundësi të pasojmë vertikalisht për të krijuar hapësira më shumë. Isha i vetëm që po insistoja dhe i flisja në gjuhën italiane dhe se po bënin kore ndaj neve, gjyqtari italian më tha se nuk e kupton ti gjuhën. Por, unë i thash se e kuptoj pak gjuhën e tij dhe më pas ai erdhi prapë te unë dhe më tha që nëse ndodhë edhe njëherë atëherë do të ndërpritet ndeshja”, ka deklaruar Rrahmani.

 

′Kosova të dielën do të zhvillojë ndeshjen e fundit të grupit A kundër Anglisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas kësaj humbje, Kosova mbetet në pozitën e tretë me 11 pikë duke i humbur gjasat për kualifikim direkt nga grupi.

 

Kosova do të përballet në gjysmëfinale me Maqedoninë e Veriut, që luan si vendase. Në rast të fitores, në finale e pret Gjeorgjia ose Bjellorusia.

 

 


Loading…