Home Sport Kur Juventus provoi huazimin e Lionel Messit

Kur Juventus provoi huazimin e Lionel Messit

0
Kur Juventus provoi huazimin e Lionel Messit

Fabio Capello ka zbuluar se Juventus ka kërkuar huazimin e Lionel Messit në vitin 2005, teksa po zhvillonin një miqësore kundër Barcelonës.

 

Ishte Fabio Capello, që ishte mahnitur me lojën e Messit në 20 minutat e parë të takimit, duke iu ofruar ish trajnerit të Barcelonës, Frank Rijkaard, për t’i kërkuar huazimin e argjentinasit.

“Pas 20 minutave të parë (Barcelona – Juventus, 2005), unë shkova te Frank Rijkaard, i cili ishte një ish lojtar i imi, dhe e pyeta: Frank, a mund ta huazoni Lionel Messin te Juventusi për një sezon?”

“Ai ishte 18 vjeçar dhe luante para 90 mijë tifozëve me një personalitet kaq të mirë dhe me cilësi të mëdha, që unë kurrë nuk kisha parë në karrierën time”.

Që nga ajo kohë, Lionel Messi ka pasur një rritje të madhe në karrierë, duke fituar gjashtë herë Topin e Artë, për t’u cilësuar si më i miri në histori të futbollit./Lajmi.net/

 


Loading…