Home Sport Majlinda Kelmendi, pjesë e pullës postare të Japonisë

Majlinda Kelmendi, pjesë e pullës postare të Japonisë

0
Majlinda Kelmendi, pjesë e pullës postare të Japonisë

 

Një
tjetër lajm i mirë vjen nga xhudo e Kosovës sot.

Këtë herë, Majlinda Kelmendi është bërë pjesë e pullës postare në Japoni, shkruan Indeksonline.

Vet
trajneri Driton Kuka e ka dhënë këtë lajm përmes një postimi në profilin e tij
në Facebook.

“Në
Japoni pulla postare me ekipin tonë si shenjë e miqësisë dhe respektit për
ekipin tonë!

Punë
serioze e Ambasadorit Malazogu për Botërorin e vitit të kaluar si dhe për
Lojërat Olimpike sivjet.” – ishin fjalët e trajnerit shumë të suksesshëm
të xhudos.

Kujtojm
që para disa ditëve, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova u kthyen me medalje nga
GrandSlami prestigjioz i Parisit.

Distria mori medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa Nora Gjakova “rrëmbeu” të bronztën në kategorinë deri 57 kilogramë./Indeksonline/


 


Loading…