Gazeta Sportal

Lajmet e fundit nga Sporti

Kryetari i Bergamos: Ndeshja me Valencian ishte si një “bombë biologjike”

1 min read

 

Kryetari i Bergamos është i bindur se ndeshja e parë e 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve, e luajtur mes Atalantës dhe Valencias në ‘San Siro’ më 19 shkurt, shkaktoi një përhapje masive të Koronavirusit në Itali dhe Spanjë.

“Ajo ndeshje ishte një bombë biologjike që shpërtheu në stadium dhe tani po vret qytetin tonë”, ka deklaruar Giorgio Gori.

  

“Ne nuk dinim akoma se çfarë po ndodhte, sepse ndeshja ishte më 19 shkurt dhe pacienti i parë në Itali u regjistrua katër ditë më vonë, në Lombardi. Kjo do të thotë se virusi tashmë ka qarkulluar dhe 40 mijë njerëz ishin në stadium atë natë”.