Home Blog Page 2311

Gjithçka drejt fundit, PSG e pranon ofertën e Barcelonës për Neymarin

0

 

Rikthimi i Neymar tek skuadra e Barcelonës duket se do të bëhet.

Ylli brazilian i futbollit, Neymar  JR, muajt e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes, me emrin e tij që lidhet ngushtë me një rikthim tek Barcelona.

      

Lojtari ka bërë të ditur se nuk është i lumtur tek PSG dhe në një takim gjatë javës së kaluar u ka bërë me dije drejtuesve të skuadrës se nuk do të kthehet në kampin stërvitor.

Në anën tjetër, edhe Barcelona ka shprehur interesimin që ta rikthejë lojtarin në ‘Camp Nou’, duke përgatitur kështu ofertat për PSG.

      

Oferta e fundit që ka mbërritur në Francë, sipas ‘Sky Germany’, ishte ajo me 100 milionë euro + dy lojtarë, me mundësi zgjedhje nga një listë me gjashtë emra.

Sipas raportimeve të fundit të ‘RMC’, PSG kanë filluar të pranojnë idenë për shkëmbimin e Neymar me dy lojtarë, plus 100 milionë eurot.

Kampionët e Ligue 1 do të synojnë të marrin Philippe Coutinho, i cili është shumë i interesuar për tu larguar nga Barcelona, si dhe Ivan Rakitic, i cili e pëlqen shumë trajnerin Tuchel.

Mbetet të shihet nëse raportimet e ‘RMC’ janë të sakta dhe nëse kjo marrëveshje do të mbyllet ditët në vazhdim.

 
 
 


Befason Bayerni – Ja për kë përgatit ofertë

0

 

Bayern Munchen është duke përgatitur ofertë prej 25 milionë euro për transferimin e sulmuesit anësor të Celta Vigos, Brais Mendez, raportoi gazeta gjermane “Bild”.

Mësohet se krerët e Bayernit janë duke shqyrtuar mundësinë të aktivizojnë klauzolën për lirim që ka reprezentuesi i Spanjës në kontratën e tij me Celtan.

      

Kontrata me Celtan i skadon në verën e vitit 2021.

      

Brais Mendez është mesfushor që mund të luajë edhe në të dy krahët.

Futbollisti 22-vjeçar stinorin e kaluar luajti 32 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa shënoi gjashtë gola e asistoi në shtatë të tjerë.

Ai ka luajtur një ndeshje për Spanjën, duke shënuar gol në debutim.

 
 
 


Përballja e Feronikelit ndaj Bratislavën në Ligën e Evropës – Flasin akterët kryesorë

0

 

Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli, do të ketë punë me Slovan Bratislavan në rrethin e dytë eliminator për garën e dytë më të madhe evropiane, Ligën e Evropës, pasi si klubi kosovar, ashtu edhe ai sllovak u eliminuan nga rrethi i parë eliminator në Ligën e Kampionëve.

Bratislava kishte një eliminim të dhimbshëm në rrugën për t’u kualifikuar në garën më prestigjioze evropiane për klube, pas humbjes 3:2 ndaj Sutjeska në ekzekutimin e penalltive.

      

Në anën tjetër, Feronikeli pësoi me rezultat të përgjithshëm nga të dyja ndeshjet (2:3).

Futbollisti i drenicasve, Yll Hoxha, në një prononcim për gazetën “Zëri” shpreson që kësaj radhe fati të jetë te Feronikeli.

      

“Do të fillojmë të përgatitemi maksimalisht për këtë kundërshtar dhe do t’ia bëjmë një analizë të veçantë. Shpresoj se kësaj radhe fati do të jetë me ne, pasi që në ndeshjen e fundit na mungoi, edhe pse gjyqtari mohoi penalltinë e pastër”, u shpreh Yll Hoxha.

Se Feronikeli do ta japë maksimumin kundër kampionit të Sllovakisë e thotë edhe sulmuesi i skuadrës, Astrit Fazliu.

“Tashmë jemi në Ligën e Evropës, ku do të përballemi me skuadrën e Slovan Bratislavës. Nuk e njohim mirë, por e dimë se është një skuadër shumë e mirë. Ne do ta japim maksimumin nga vetja dhe shpresoj se do të kalojmë më tutje”, theksoi Fazliu.

Ndeshjen e parë ndaj Bratislavës Feronikeli do ta zhvillojë më 25 korrik në Sllovaki, ndërsa atë të kthimit më 1 gusht në Prishtinë.

Fituesi kalon në rundin e tretë eliminator.

 
 
 


Zidane ia ndërron pozicionin Vinicius – Ky është reagimi i tij

0

 

Eden Hazard e ka një vend të sigurt në formacionin startues të skuadrës së Real Madridit.

Belgun do ta shohim në krahun e majtë të sulmit të klubit madrilen ashtu sikurse te ish-klubi i Chelseat.

      

Kjo do të thotë se sulmuesi i talentuar, Vinicius Jr., duhet të zhvendoset në ndonjë pozitë tjetër te Los Blancos.

Marca raporton se trajneri Zinedine Zidane është duke e provuar brazilianin në krahun e djathtë të sulmit dhe se për momentin po jep rezultate pozitive.

      

Francezi nuk ka asnjë dyshim në të ardhmen e ndritur të futbollistit, “Ai është një ‘bishë’, ai është fizikisht mbresëlënës, fillimin dhe frenimin e ka spektakolar.

Natyrisht, ai duhet të përmirësohet, por është më lehtë të punosh në realizimin e golave me një lojtar sesa në aspekte tjera”.

Theksojmë se në vitet e fundit në këtë krah janë paraqitur tre futbollistë – Gareth Bale, Lucas Vazquez si dhe Marcos Asensio, të cilët nuk kanë përmbushur pritshmëritë e strategut francez.

Ndryshe, Zidane do të ketë edhe problem për qendrën e sulmit pasi tash ka në dispozicion tre lojtrarë, Luka Jovic, Karim benzema si dhe Rodrygo.

 
 
 


Luiz paralajmëron Lampardin: Ke kohë vetëm 6 muaj

0

 

Mbrojtësi i Chelseas, David Luiz e ka për paralajmëruar trajnerin e ri të “bluve”, Frank Lampard se fansat do t’i japin kohë vetëm gjashtë muaj për të fituar disa trofe.

Lampardi i di të gjitha për ekipin londinez, pasi luajti 13 vite në klub.

      

“Mendoj se të gjithë e kuptojnë, se ne duhet të jemi të durueshëm, por në fund të gjithë duan që ne të fitojmë. Fansat do të jenë të duruar për gjashtë muaj dhe pas gjashtë muajve ata duan qe në të fitojmë. Nëse nuk mendon për të fituar trofe, nuk mund të quhesh trajner i  Chelseas”, deklaroi Luiz.

Ai në fund tha se klubet e tjera janë duke punuar me trajnerë për tri ose katër vite dhe kanë bërë ekipe të mrekullueshme.

      

 
 
 


“Kloppi u zu me Shaqirin, prandaj nuk e inkuadronte në lojë”

0

 

Analisti i rrjetit të famshëm televiziv të sportit ESPN, Paul Mariner, pretendon se trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk e inkuadroi në lojë mjaftueshëm Xherdan Shaqirin gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar pasi që ata të dy ishin zënë mes vete.

Para se të fillonte viti 2019, Xherdan Shaqiri kishte arritur t’i shënonte gjashtë gola në Premierligë për Liverpoolin, përfshirë këtu dy golat që i dha në fitoren kundër Manchester Unitedit në Anfield.

      

Kjo ndeshje rezultoi të jetë e fundit për Jose Mourinhon si trajner i Manchester Unitedit dhe dhjetë ditë më vonë Shaqiri e shënoi edhe golin e tij të fundit për sezonin 2018/19, në fitoren 4:0 kundër Newcastle.

Hera e fundit që Shaqiri ishte titullar për Liverpoolin ishte në barazimin 1:1 me Leicesterin në shtëpi, në fund të janarit.

      

Në fakt, ai nuk luajti në asnjë ndeshje tjetër si titullar deri në fitoren 4:0 kundër Barcelonës.

Kloppi nuk i dha Shaqirit mundësi të luajë as nga stoli në ndeshjet mes 24 shkurtit dhe 26 prillit.

Ai hyri në minutën e 90-të në ndeshjen kundër Chelseat në mes të prillit, por ky ishte vetëm një tentim i Kloppi për t’i humbur Chelseat kohë.

Shaqiri u emërua në stol për 11 ndeshje radhazi gjatë asaj periudhe dhe nuk u përdor nga trajneri gjerman asnjëherë.

Dhe analisti i ESPN e ish-mbrojtësi i Arsenalit, Mariner, beson se mungesa e Shaqirit erdhi për shkak të një zënkë që e patën këta të dy mes vete.

“Ku ke nevojë ta përforcosh skuadrën dhe sa je i gatshëm të shpenzosh për ta përforcuar skuadrën e nivelit të Liverpoolit që është kampion i Evropës?”, ka thënë Mariner.“Duhet të tregohesh strategjik. Shikoni çfarë bëri ai vitin e kaluar me Shaqirin, e bleu për 13 milionë funte – lëvizje gjeniale. Ai nuk luajti shumë në pjesën e dytë të sezonit të kaluar sepse e kishte një zënkë me të. Por, hyri në lojë disa hera dhe bëri gjëra të mira”.

Shaqiri për momentin është i lënduar – lëndim ky që e pësoi sa ishte në detyrë për ekipin kombëtar të Zvicrës – dhe Kloppi nuk e ka konfirmuar në media se sa kohë do t’i duhet 27-vjeçarit për t’u rikuperuar.

 
 
 


Kjo është shuma që ka paguar Messi për një natë në një vilë luksoze në Karaibe

0

 

Janë publikuar disa fotografi me pamjet nga brenda vilës private të Lionel Messit, për të cilën paguhen 5 mijë funte për natë.

Ylli i Barcelonës është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, dhe falë kësaj ai ka përfituar një pasuri të madhe.

      

Përkundër shokëve të skuadrës së tij, ai nuk pati kohë për pushimet verore, dhe tashmë ato po i vazhdon në Karaibe, pas Kupës së Amerikës.

      

Në vilen ku lojtari po kalon pushimet, paguhen 1200 funte për natë, ose nëse e privatizon atë, duhet të paguash 5 mijë funte.

‘Jumby Bay’ është aq private saqë arrihet vetëm me varkë dhe nuk ka vetura në atë pjesë, raporton ‘The Sun’.

 
 
 


Kjo deklaratë e papritur e Pochettinos (VIDEO)

0

 

Tottenham Hotspur humbi në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Trajneri i skuadrës londineze, Mauricio Pochettino pranoi se ishte i gatshëm të largohej nga klubi në rast të një triumfi në finalen e garës elitare evropiane.

      

Para dy muajve raportohej se argjentinasi do të largohet nga klubi pas pesë vjetësh në Londër, megjithatë, ai mbeti te Spursat.

“Largimi i mundshëm është diçka që unë e kam menduar shpesh, kështu që gjithmonë i vë interesat e klubit përpara vetes. Nëse rezultati i finales do të ishte i ndryshëm, unë me siguri do të shkoja dhe do t’i jepja ekipit një mundësi për të hapur një kapitull të ri”, tha Pochettino.

      

Spursat aktualisht janë në Singapor, ku po përgatiten për sezonin e ri përmes ndeshjeve në International Champions Cup.

Ndryshe, Tottenhami sezonin e kaluar u renditen në pozitën e katërt të renditjes tabelore të Ligës Premier gjersa humbi 2-0 në finalen e ligës kryesore evropiane për klube të zhvilluar në Madrid.

 
 
 


Deklarata e Emery nuk do t’i pëlqej aspak Granit Xhakës

0

 

Me pensionimin e Petr Cech dhe largimin e Aaron Ramseyt si dhe largimin e mundshëm të Laurent Koscielnyt, Unay Emery është në kërkim të një kapiteni.

Emery pranon se dëshiron një lojtar anglez si pjesë e lidershipit të grupit të tij.

      

Tutje, trajneri anglez ka pranuar për herë të parë se Arsenali mund të humbasë Laurent Koscielny për shkak të problemeve të fundi.

“Dua një lojtar anglez nga pesë kapitenët. Vitin e kaluar Xhaka, Mesut dhe Nacho ishin si kapiten. Por, pasi Aaron Ramsey dhe Petr Cech u larguan – dhe ndoshta Laurent Koscielny – do të doja më shumë”, ka thënë fillimisht Emery.

      

“Një lojtar anglez i cili u rrit në akademinë tonë mund të kuptojë frymën angleze dhe vlerat e Arsenalit . Këto janë cilësitë dhe që duam”.

“Kemi humbur disa lojtarë me përvojë të madhe dhe një kohë të gjatë në Angli dhe te Arsenali si Cech dhe Ramsey. Kemi humbur edhe Koscielnyn. Ata filluan një ditë të ishin kapiten kur ishin të rinj”.

“Kemi lojtarë të rinj me përvojë, lojtarë që fillojnë për herë të parë për t’u konsideruar si kapitenë. Nëse vendosim për një lojtar ata kanë kapacitetin dhe meritojnë të kenë mundësinë të jenë kapiten”.

“Kërkoj përvojën e liderit, duke qenë një shembull në fushë dhe jashtë, karakterin dhe komunikimin me trajnerin dhe lojtarët e tjerë, aftësinë për të folur dhe për të qenë atje për tifozët, një lidhje të mirë dhe komunikim me klubin”, përfundoi spanjolli.

 
 
 


Kjo është kërkesa e Contes

0

 

Antonio Conte po i bën presion Interit për të transferuar sa më shpejtë Romelu Lukakun, por zikaltrit nuk duan të paguajnë 75 milionë euro për belgun.

Lukaku për momentin është në Singapor duke në stërvitje me Manchester United, duke pritur që dy klubet që të arrijnë akordin.

      

Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer ia ka bërë të qartë lojtarit që nuk zgjedhja e parë për sulmin në sezonin e ardhshëm.

Në anën tjetër, Conte kërkon që të mbahet premtimi për transferimin e sulmuesit që i është dhënë nga klubi dhe Lukaku të bëhet pjesë e stërvitjeve të Interit.