Home Blog Page 2790

Ramos: Do të doja të luaja në Premierligë

0

 

Mbrojtësi
i ekipit të Real Madrid dhe Spanjës Sergio Ramos ka zbuluar se do të dëshironte
të luante në Premier League.

Ramos së
fundmi dha një intervistë për Gazzetta dello Sport dhe foli për Premier League.

Ai tha:
“Do të doja të luaja atje; gjithmonë e kam admiruar këtë kampionat i cili,
së bashku me Ligën, ndiqet në të gjithë botën. Unë admiroj ritmin e turneut në
Angli, intensitetin dhe cilësinë e lojtarëve.


Por Unë kam qenë gjithmonë i lumtur në Real dhe nuk e kam konsideruar kurrë
largimin nga ky ekip ” – u shpreh qendërmbrojtësi spanjoll./Indeksonline/

 


UEFA: Kosova shembull motivimi

0

 

UEFA në seksionin gjerman ka publikuar një postim të ri për ekipin e Kosovës.

UEFA edhe njëherë tjetër ka marrë shembull Kosovën.

Në seksionin gjerman në rrjetin social Twitter, Kosova përsëri është shfaqur si shembull motivimi.

Kjo ndodhi një ditë pas ndeshjes së madhe me Anglinë teksa edhe humbjes 5:3, skuadra shfaqi shpirt luftarak dhe dëshirë të madhe për t’u rikthyer nga disavantazhi i pjesës së parë, 5:1.

 


Barcelona ia tregon ‘derën’ Messit

0

Zëvendëspresidenti i Barcelonës: Messi mund të largohet kurdo që ta shohë të përshtatshme.

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner, e diskutoi lajmin e zbuluar së fundi se Lionel Messi e ka një klauzolë në kontratën e tij që e lejon atë të largohet nga klubi katalonas falas, në fund të çdo sezoni.

Jordi Caroner e pranon se ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, është në pozitë ku mund ta vendosë vetë të ardhmen e vet, transmeton Gazeta Express.

Shumë tifozë të Barcelonës fillojnë filluan të shqetësohen nga mundësia e humbjes së yllit të skuadrës së tyre, mirëpo Cardoner është i bindur se askush në Camp Nou nuk po shqetësohet për situatën e Messit.

“Ne jemi të qetë dhe ka shumë pozitivitet, veçanërisht në zhveshtore. Leo do të bëjë çfarëdo që do t’i duket atij e përshtatshme, por ai e ka një kontratë shumë të veçantë për shkak të personit që është”, u shpreh Cardoner.

“Ky është një lëshim që bëhet për të dhe për lojtarë të tjerë si ai që e meritojnë. Ai mund të hyjë dhe të largohet nga klubi, kurdo që e sheh të përshtatshme. Do të më pëlqente që ai të qëndronte për aq kohë sa mund të luajë futboll për skuadrën tonë”.

Argjentinasi nuk e ka bërë ende asnjë paraqitje për klubin e tij në këtë sezon të ri, pasi që pësoi lëndim vetëm pak kohë para ndeshjes mes Barcelonës dhe Napolit në kuadër të turneut parasezonal.

Trajneri Ernesto Valverde deklaroi se ylli i tij do të ishte në dispozicion pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare, të cilat u zhvilluan gjatë ditëve të fundit, dhe e pranoi se shpreson se Messi do të luajë kundër Valencias.

Megjithatë, Messi vazhdoi të punojë ndaras skuadrës për rikuperimin e vet, duke munguan në seancat stërvitore të së martës dhe mërkurës me skuadrën e Barcelonës. Për këtë arsye, pjesëmarrja e tij në ndeshjen kundër Valencias është në dyshim.

Lëndimi i sulmuesit ka qenë duke u monitoruar nga stafi mjekësor i klubit, mirëpo ende nuk specifikuar asnjë datë e kthimit të tij të mundshëm. Përderisa kapiteni i Barcelonës dëshiron të kthehet kundër Valencias, stafi mjekësor s’është i gatshëm ta rrezikojë atë.

Ai gjithashtu mund ta humbë edhe ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve, kundër Dortmundit, më 17 shtator.


Askush nuk e pa, momenti me i çuditshëm gjatë ndeshjes Angli – Kosovë

0

Kosova është mposhtur mbrëmë nga Anglia në kuadër të kualifikimeve ‘Euro 2020’.

Një moment interesant ka ndodhur gjatë rastit të penalltisë të Harry Kane.

Kane e ka humbur penalltinë, pasi Aro Muric ka pritur goditjen e tij, mirëpo mediat angleze kanë ‘kapur; një moment tjetër qesharak, raporton gazetablic.

Regjia e një televizioni kishte bërë rezultatin 5-4, teksa Kane ishte afër të godiste penalltinë, por kjo u rregulluan shumë shpejtë.

Megjithatë, ky ishte veç gabim teknik…


Kompany nuk do të luaj në ndeshjen e tij lamtumirëse me Manchester City

0

 

Vincent
Kompany ka konfirmuar se ai nuk do të luajë në ndeshjen lamtumirëse të tij me Manchester
Cityn.

Kompany,
33 vjeç, do të bëjë një lamtumirë emocionuese në Etihad sonte në mbrëmje kur
një skuadër e legjendave të Manchester City përballet me një ekip të përbërë
nga yjet e Premierligës.

Por, lojtari i  Anderlecht ka njoftuar se nuk do të luajë për shkak të një problemi në kofshë, transmeton Indeksonline.

Kompany
u sforcua si shumë në fitoren e Anderlecht ndaj Genk para pushimit ndërkombëtar
dhe nuk është rikuperuar në kohë.

Duke
folur para mediave para ndeshjes, ai tha: “Fatkeqësisht, nuk do të luaj.

“Unë
 kam një dëmtim të lehtë, kështu që nuk
mund ta rrezikoja sonte, por ka lojtar të jashtëzakonshëm.

Sergio
Aguero, David Silva dhe Mario Balotelli janë ndër yjet e Man City që kalojnë në
fushë në Etihad.

Ata do
të vijnë kundër ish-lojtarëve të Premier League Thierry Henry, Cesc Fabregas
dhe Gary Neville në përplasje./Indeksonline/

 


Baneri i “Dardanëve” që nuk u lejua të futet mbrëmë në stadium

0

 

Ndeshjen
e mbrëmshme kundër Anglisë, të gjithë tifozët e Kosovës kanë dashur ta shohin
nga stadiumi. Megjithatë, vetëm disa “dardanë” kanë qenë atje për t’i
mbështetur futbollistët.

Një
baner i përgatitur nga ta pikërisht për këtë ndeshje, nuk është lejuar të futet
në “St. Mary’s Stadium”, ku u zhvillua ndeshja më e rëndësishme në historinë e
Kosovës, shkruan Sinjali.

Në këtë baner shkruhej: “Ne do ta veshim lulëkuqen tuaj me krenari, por kemi ardhur për 3 pikët”. Ndërkaq nuk dihen ende arsyet se pse ky baner nuk u lejua të futet në stadium.

Kosova e
humbi ndeshjen me rezultat 5-3, por duke treguar lojë të bukur dhe gjëra të
jashtëzakonshme në fushë./Indeksonline/

 


Rebic te Milani, zbulohet pozita e tij shkatërruese

0

Menaxheri i përgjithshëm i Eintracht Frankfurt, Fredi Bobic ka vlerësuar sulmuesin e ri të Milanit Ante Rebic.

Bobic ishte duke biseduar me Gazzetta dello Sport kohët e fundit dhe ai foli edhe për Rebic dhe Andre Silva.

“Ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm, unë jam më se i sigurt. Me ne ai ishte ylli i sezoneve të pabesueshme. Shpresoj, por e di që do të jetë kështu, bëje të njëjtën gjë për Milanin”, ka thënë ai.

Në lidhje me rolin që luan Rebic, ai tha: “Pozicioni më i mirë është i jashtmi në të majtë, por ai gjithashtu mund të luajë shumë mirë si një sulmues i dytë. Fizikisht është shumë i fortë, madje edhe për këtë arsye një trajner vështirë se heq dorë prej tij” .

“Ai ka cilësi teknike, ai përdor të djathtën dhe të majtën pa dallim dhe shpejtësia e bën atë të papërballueshëm”.

Ai gjithashtu foli edhe për Andrea Silvën i cili tashmë ka veshur fanellën e Eintracht Frankfurt.

“Ai është 23 vjeç dhe është një lojtar i aftësive të jashtëzakonshme dhe me një teknikë shumë të rafinuar. Unë mendoj se ai mund të përmirësojë veten këtu, fizikisht dhe më gjerë”, ka pohuar ai. /ORAinfo/


Faktet më interesante nga ndeshja Anglia – Kosova

0

Fitorja e Anglisë ndaj Kosovës me rezultat 5:3 është karakterizuar nga disa fakte shumë interesante.

 

-Anglia i ka shënuar 14 gola në tri ndeshjet në shtëpi për kualifikimet për Kampionat Evropian (tri fitore, zero barazime, zero disfata), duke shënuar më shumë sesa cilido vend tjetër evropian në kualifikime deri më tash.

– Kosova u bë vendi i parë që i shënoi tri gola si mysafire në një ndeshje kombëtare kundër Anglisë që nga ndeshja kundër Kroacisë në nëntor të vitit 2007.

– Anglia i ka shënuar pesë gola në tri ndeshje të ndryshme gjatë vitit 2019 – hera e parë që e kanë bërë këtë gjë që nga viti 1960.

– Goli i Valon Berishës, 34 sekonda pas fillimit të ndeshjes, ishte goli i parë që u shënuar në një ndeshje të Anglisë që kur Gareth Southgate shënoi kundër Afrikës së Jugut në maj të vitit 2003.

– Anglia e pranoi një gol brenda minutës së parë për herë të parë që nga nëntori i vitit 1993, kur Davide Gualtieri shënoi për San Marinon.

– Raheem Sterling ishte i përfshirë në 12 gola në tetë ndeshjet e tij të fundit për Anglinë – tetë gola, katër asiste.

Kosova do të udhëtojë në Gjibraltar e pastaj do ta presë Malin e Zi në kuadër të ndeshjeve të tetorit, ndërsa Anglia do të përballet me Republikën Çeke dhe Bullgarinë. /Lajmi.net/ 

 


UEFA befason Kosovën, shikojeni çfarë kanë bërë

0

Anglia arriti fitoren, por shikojeni çfarë ka bërë UEFA për Kosovën.

UEFA në seksionin gjerman ka publikuar një postim të ri për ekipin e Kosovës.

UEFA edhe njëherë tjetër ka marrë shembull Kosovën.

Në seksionin gjerman në rrjetin social Twitter, Kosova përsëri është shfaqur si shembull motivimi, përcjell lajmi net.

Kjo ndodhi një ditë pas ndeshjes së madhe me Anglinë ku përkundër humbjes 5:3, skuadra shfaqi shpirt luftarak dhe dëshirë të madhe për t’u rikthyer nga disavantazhi i pjesës së parë, 5:1.

Shikojeni postimin e publikuar nga UEFA.


Franca eliminon SHBA-në, kualifikohet në gjysmëfinalen e Botërorit

0

Franca ka mposhtur SHBA-në në çerekfinalen e Kampionatit botëror në basketboll.

 

Kombëtarja e SHBA-së në basketboll u mposht nga Franca me rezultat 89:79 duke u eliminuar në çerekfinale të Kampionatit botëror.

Humbja po ashtu ka shuar serinë pozitive të skuadrës amerikane prej pesë titujve të njëpasnjëshëm ndërkombëtar, transmeton lajmi.net.

Rudy Gobert ishte dominues te Franca në dy krahët e parketit me 21 pikë e 16 kërcime, përfshirë tri bllokada.

SHBA u ndal në serinë prej 58 fitoreve të njëpasnjëshme me një përbërjë prej basketbollistëve nga NBA.

Në gjysmëfinale, Franca do të takohet me Argjentinën. /Lajmi.net/