Interi mposhti Sassuolon 4-2 në javën e 35 të Serie A duke regjistruar fitoren e 7 radhazi në të gjitha garat.
Pjesa e parë nisi me ritëm nga të dyja skuadrat, por goli erdhi në minutën e 42’ me anë të Lukakut.
Në pjesën e dytë çdo gjë u duk e lehtë për zikaltërit, të cilët gjetën dy herë rrjetën brenda 3 minutash me një autugol të Tresoldit dhe një gol të Lautaros.
Por miqtë nuk u dorëzuan, të cilët gjetë dy herë rrjetën. I pari për ta erdhi në minutën e 63’ me Laurienten, ndërsa tjetri u shënua nga Fratezi në minutën e 77’.
Gjithsesi ai që i dha fund sfidës ishte sërish Lukaku, i cili në minutën e 89’ shënoi dhe golin e katërt për zikaltrit.
Kështu Interi parakalon Lacion duke u ngjitur në vendin e tretë dhe duke hedhur një hap të sigurt në garën për Champions, ndërsa Sasuolo nuk luan për asnjë objektiv këtë sezon, duke qëndruar në vendin e 13. SHIKO GOLAT