• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kombëtarja e të Amputuarve luan miqësore me Kosovën më 21 shtator në Kampin Nacional, Hajvali

17/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare e të Amputuarve do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Kombëtares së Kosovës për Futbollin e të Amputuarve më 21 shtator, në orën 16:00, në Kampin Nacional, Hajvali, me ftesë të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kombëtarja më e veçantë kuqezi që drejtohet nga Tony Medina ka publikuar edhe listën me 13 lojtarë të grumbulluar që do të marrin pjesë në këtë grumbullim.

Pjesë e listës janë: Julian Çela, Albert Leka, Armand Gjoka, Besim Çoka, Mishel Prela, Liljano Kikija, Spartak Hoxha, Aldo Bollobani, Lutfi Hasanaj, Ilir Kaca, Igli Xheleku, Zamir Sijani.

Kjo miqësore do të shërbejë si përgatitje e rëndësishme për skuadrën kuqezi në prag të aktiviteteve dhe sfidave të ardhshme ndërkombëtare.

Të dyja Kombëtaret do të marrin pjesë në Nations League Amputee, në Ligën D, së bashku me Rumaninë dhe Skocinë, me ndeshjet që do të luhen më 30 tetor, 1 nëntor dhe 2 nëntor në Bukuresht.

Next Post

Pep Guardiola nuk e sheh Manchester City-in si favorit për Ligën e Kampionëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.