• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Live: Shqipëria apo Kili? 

22/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter
22.03.2024 – 20:32

Shqipëria karshi Kilit

 
 

(E plotësuar) – Gjithçka gati.

Shqipëria – Kili

]Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Manaj.

Kili: Bravo, Isla, Diaz, Lichnovsky, Suazo, Echeverria, Nunez, Osorio, Sanchez, Davila, Vargas.

22.03.2024 – 20:29

Sylvinho bën befasinë e madhe në sulm

 
 

Mbrëmjen e kësaj të premteje, “Legjionarët” e Kombëtares sonë do të sfidojnë në “Ennio Tardini”, të Parmës, kombëtaren e Kilit, në testin e parë zyrtar, para finaleve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani, test, në të cilin pritet të ketë goxha rotacion edhe në rreshtimin e lojtarëve.

Ndryshimi i parë nga Sylvinho vjen në portë, teknikun brazilian, që është i detyruar të vendosë mes shtyllave “gardianin” e Brentford, Thomas Strakosha, me të zakonshmin, Berisha, që mungon për shkak të një dëmtimi. Në krahët e mbrojtjes janë Elseid Hysaj e Mario Mitaj, me qendrën që mbulohet nga kapiteni Berat Gjimshiti dhe “shtatlarti” i Famalicao, Enea Mihaj, me këtë të fundit, që zëvendëson Ismajlin e dëmtuar.

Mesfusha është e njëjtë, me tre “dirigjentët” e eleminatoreve, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani e Nedim Bajrami, që do të jenë “truri” i “Kuqezinjve”. Në krahun e djathtë si zakonisht do të jetë “magjia” e sulmit të “Legjionarëve”, Jasir Asani e në krahun tjetër do të jetë si zakonisht më “punëtori” i grupit, Taulant Seferi.

Në majën e sulmit vjen edhe “surpriza” e madhe, mte teknikun Sylvinho, që i ka besuar vijën e fundit të repartit ofensiv, “bomberit” të Sivasspor, Rey Manaj, me këtë të fundit, që ka shkëlqyer, që prej kalimit të tij, në elitën e futbollit turk, duke shënuar plot 15 gola, në 25 sfidat e kampionatit, teksa vetëm Edin Dzeko e Mauro Icardi, sulmues këto të nivelit elitar kanë bërë më mirë se lushnjari, me respektivisht 3 dhe 2 gola, më shumë se Manaj.

22.03.2024 – 20:29

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipërisë dhe Kilit

 
 

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot testin e parë miqësor për vitin 2024, një përballje shumë interesante ndaj Kilit ku trajneri Silvinjo do të fillojë punën konkrete për pjesëmarrjen në Europian.

Trajneri Silvinjo ka vendosur që në këtë ndeshje t’u besojë kryesisht lojtarëve me të cilët përballoi kualifikueset, me lëvizje të vogla në rreshtim.

Por aty bie në sy aktivizimi i Rei Manajt nga minuta e parë në një test që do të jetë i rëndësishëm për të parë se si do të përshtatet ai në skemat e kuqezinjve.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Manaj.
Trajner: Silvinjo

KILI: Bravo, Isla, Diaz, Liçnovski, Suazo, Etçeverria, Nunjez, Osorio, Sançez, Davila, Vargas.
Trajner: Rikardo Gareka.

22.03.2024 – 20:27

Shqipëria apo Kili? 

 
 

Gjithçka gati për ballafaqimin në Parma të Italisë, mes Shqipërisë dhe Kilit.

Ndeshje miqësore që pritet me kureshtje nga dashamirët e futbollit.

Shqipëria ndeshet me kombëtaren e fortë siç është Kili. 

Shqipëria – Kili

]Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Manaj.
Kili: Bravo, Isla, Diaz, Lichnovsky, Suazo, Echeverria, Nunez, Osorio, Sanchez, Davila, Vargas.

Next Post

Dinamo rrit “dozën”, përpara turit të forcës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.