Rei Manaj u përplas me makinën e tij private, ndërsa po kthehej në shtëpi. Në Turqi u raportua vetëm për dëme materiale, teksa në vendngjarje nuk pati nevojë për ndërhyrje mjekësore pasi Manaj nuk pati lëndime.
Manaj iu drejtua spitalit pas atij momenti, për të kryer kontrollet mjekësore. Në foton e shpërndarë mund të shikohen dëmet që pësoi makina.
Kujtojmë se sulmuesi i Kombëtares vendosi të rikthehet te Sivaspori këtë muaj. Ekipi po zhgënjen, ndërsa është në luftë për mbijetesë. Pas 26 javësh të luajtura mban vendin e 14-të në renditjen e përgjithshme.

Teilen: