Pavarësisht se Arsenal është në garë për të gjithë trofetë e mundshëm këtë sezon, në rast dështimi, padyshim që fajtori kryesor do të jetë Mikel Arteta.
Madje, kanë filluar që tani spekullimet e para për pasuesin e ri të Mikel Arteta. Emanuel Petit, ish-lojtari i Arsenalit dhe kampion bote me Francën, shprehet se trajneri i ri i Arsenalit do të jetë Cesc Fabregas.
“Do të vijë momenti që Chelsea dhe Arsenal do të shkarkojnë trajnerët e tyre aktual dhe Cesc Fabregas mund të jetë një zgjidhje e mirë. Por, me shumë e shoh tek Arsenal, trajneri perfekt për ta”, tha francezi.
Në fakt, Fabregas po bën vërtet një punë fantastike te Como, ky tashmë synimi nuk është thjesht qëndrimi në elitë, por kualifikimi për herë të parë në histori në Kupat e Europës dhe padyshim merita më e madhe për këtë shkon për trajnerin spanjoll.