• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, November 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Muçi nuk i druhet rivalëve në Europian

22/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ernest Muçi ka arritur të përshtatet shumë shpejt me Turqinë dhe eksperienca e tij te Beshiktash deri tani ka qenë pozitive, ndonëse ka pak muaj që është pjesë e klubit të njohur turk. Lojtari shqiptar do të ketë mundësinë të luajë për trofeun e tij të parë me këtë klub, në finalen e Kupës këtë të enjte ndaj Trabzonsporit.

“Totem TV”: ka intervistuar pikërisht sulmuesin shqiptar duke folur për eksperiencën e tij te Beshiktashi, por duke u ndalur edhe te ajo që i pëlqen më shumë futbollistit në fushën e lojës, apo edhe aventura që ka përpara këtë verë me Shqipërinë në Euro 2024.

“Unë mund të luaj në çdo pozicion në sulm por do të doja të isha më në qendër, të jem më afër mesfushorëve apo të tjerëve, të jap asiste e të jem afër portës dhe të ndihmoj ekipin q ëtë shënoj. Është e rëndësishme që të lëvizësh shumë, mua më pëlqen të ndryshoj pozicione. Këtu më japin liri dhe falënderoj trajnerët që më besojnë.

Ishte e thjeshtë për mua të përshtatesha këtu sepse vendi im është pak a shumë e njëjta kulturë e ushqime. Edhe fjalët i kemi disa turqisht. Për mua ishte shumë e lehtë, edhe për familjen time ishte një përshtatje e thjeshtë.

Mënyra se si sillen njerëzit, ushqimi, koha është  e mirë. Edhe djemtë janë miqësorë dhe më bëjnë të ndjehem si në shtëpi që nga dita e parë. Ishte e lehtë të përshtatesha.

Europiani? Ishte një arritje e madhe për vendin tonë të shkonim në Europian. Grupi është i vështirë, por kur je në këto kompeticione është më mirë të luash ndeshje të mëdha.

Ndaj për mua është entuziazmuese, po e pres me padurim të jem pjesë e këtyre ndeshjeve.

Por tani është e rëndësishme që të jemi sa më të shëndetshëm, të mbyllim gjithçka mirë këtu në klub dhe pastaj të fitojmë Kupën.

Pastaj të fokusohemi te ekipi kombëtar pasi është një event i rëndësishëm për ne si vend.

Përfaqësuesja turke? Mendoj se tani kanë talente të mëdha në radhët e ekipit. Janë të rinj por mendoj se mund të luajnë që tani në arenën më të rëndësishme.

Kanë shanse të bëjnë një turne të mirë se kanë edhe lojtarë me eksperiencë gjithashtu. Arda është një lojtar i mirë e ka treguar te ndeshjet te Real Madrid dhe mendoj se ka një të ardhme të mirë”, tha ndër të tjera Muçi në intervistën e tij.

Next Post

Dortmundi do të marrë 519 punonjës në Londër për finalen e Ligës së Kampionëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.