Thursday, 12. March 2026
Sport

Sassuolo në dyshim për blerjen e portierit Muriq

GS 12/03/2026 1 Min. Lesezeit

Përkundër lëvdatave, te skuadra e Sassuolos ende nuk kanë marrë vendim për të ardhmen e portierit të Kosovës, Arijanet Muriq.

Në fakt, te skuadra italiane janë në dyshim për Muriqin, të cilin e huazuan nga Ipswich Towni para fillimit të këtij sezoni.

Sassuolo ka opsionin e blerjes së tij në verë për 10 milionë euro pasi portieri 27-vjeçar ka kontratë me ekipin nga Anglia deri në verën e vitit 2028.

Drejtuesit e ekipit në Serie A duket se do të presin ende para se të marrin një vendim të prerë për blerjen e përhershme të Muriqit.

Gabimi i tij në kohën shtesë kundër Lazios, ka bërë që te Sassuolo të mos jenë të sigurtë për të ardhmen e Muriqit, i cili deri para disa xhirosh ishte tejet i vlerësuar.

Deri në fund të sezonit, kanë mbetur edhe 10 xhiro, ku Sassuolo do ta vlerësojë Muriqin për të cilin nuk përjashtohet opsioni i kthimit te Ipswichi.

Teilen: