• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tirana në “dorë” të Partizanit, derbi “ndez” kryeqytetin

07/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk është një derbi i zakontë, me dy ekipet që vijnë në pozita të ndryshme, me objektivë të ndryshëm, por në çdo rast, Tirana-Partizani nuk e humbet kurrë shkëlqimin, nga të paktat sfida që ndez futbollin shqiptar, mbi të gjitha kryeqytetin.

Për fat të mirë, ky derbi, i fundit për këtë sezon, do të luhet në “Arenën Kombëtare”, në teatrin e futbollit shqiptar, të paktën kushtet do të jenë perfekte, jo si në derbin e fundit ku zhvillimi i tij në “Arenën e Demave” prodhoi ngjarje të pahijshme.

Si gjithnjë derbi mbetet sfida e vetme që mund të ngjyros “Arenën Kombëtare”, interesimi është i lartë edhe për këtë takim, ku pritet të jenë afro 7-8 mijë tifozë.

Për Tiranën kjo është një sfidë “jetë e vdekje”, një derbi që duhet fituar për t’iu larguar fundit të tabelës, por shifrat nuk janë aspak në favorin e tyre pasi në 10 derbet e fundit nuk njohin fitore. Presidenti Halili përpiqet edhe një herë të motivojë ekstra lojtarët teksa ka vendosur një premio prej afro 15 mijë euro në rast fitoreje.

Diferenca mes dy ekipeve është shumë e madhe në çdo aspekt, me të kuqtë që renditen në vendin e katërt, plus 15 pikë në raport me Tiranën, por ekipit të Gegës i duhen pikët për të mbajtur larg Elbasanin, për të siguruar një vend në ”final-four”. Lajmi i mirë është fakti që të kuqtë me Gegën në stol njohin vetëm fitore, por ky është testi ideal për të parë se si do të reagojë ekipi i tij:

“Tirana në dorë të Partizanit. Arena Kombëtare, ora 20:00, kryeqyteti ndalet për ndeshjen e madhe”, shkruan “Panorama Sport”, gazeta më e madhe sportive në vend.

Next Post

1X2 PARASHIKIME/ S’ka gola te Napoli, Newcastle pret fitoren

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.