Në futboll janë të shpeshta zënkat dhe përplasjet mes futbollistëve. Është e rrallë kur dy trajnerë konfrontohen mesvete gjatë një ndeshje futbolli.
Një e ngjashme ka ndodhur në një ndeshje të Kupës meksikane, raportojnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
Trajneri meksikan i klubit Celaya, Paco Ramirez e ka goditur fizikisht homologut të tij në Atlético Morelia, argjentinasit Norberto Scoponi pas ndeshjes.
Skena nisi me shtrëngimin e zakonshëm të duarve mes trajnerëve në fund të ndeshjes, e cila ishte vulosur me 3:1 në favor të Scoponit, që i dha skuadrës së tij akses në finalen e ligës së Meksikës. Megjithatë, kur Ramírez arrin te argjentinasi, ai e godet me shuplakë.
Trajneri nga Rosario duket i habitur dhe vepron duke i hequr dorën për të shmangur një sulm të dytë, ndërsa fillon të tërhiqet. Por ajo çka ishte planifikuar sapo kishte nisur.
Episodi përfundon me një ndjekje nëpër fushë. Futbollistët e Atlético Morelia më në fund arritën të ndërmjetësojnë dhe të qetësojnë trajnerin agresor Ramírez dhe lojtarët e tij.
Mëposhtë mund të shikoni pamjet./Lajmi.net/
Inaceptable lo de Paco Ramírez, entrenador de @TorosCelayaCD, agrediendo a Norberto Scoponi, auxiliar de @C_A_Morelia ❌
— LUIS CASTILLO (@mluiscastillo) May 15, 2023