Lamine Yamal është në qendër të vëmendjes në Barcelonë jo vetëm për çështje që kanë lidhje me fushën, por edhe me ato jashtë saj.
Komentet e tij të fundit para “El Clásico”-s kanë shtyrë drejtuesit e Barçës që të besojnë se kanë ndikuar te Reali duke motivuar edhe më shumë të besuarit e Alonso-s.
Për këtë arsye, lojtari, i këshilluar nga klubi, ka vendosur të mos marrë pjesë në një intervistë të planifikuar ditën e sotme.


